Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Minishengeni Ballkanik, DADE sërish kritika ndaj RAMËS: Të forcohen marrëdhëniet me Kosovën, jo ‘show’ mediatik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme dhe e Kulturës Arta Dade i bëri thirrje parlamentit, qeverisë dhe presidentit Meta që të ulen në bisedime për zgjidhjen e krizës politike dhe kushtetuese në vend.

Politikania socialiste ngriti sërish kritika ndaj kryeministrit Rama në lidhje me projektin e ”Minishengenit Ballkanik”, ku i kërkon kryesocialistit që të forcojë më parë marrëdhëniet me Kosovën dhe pastaj me Serbinë.

”Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh.

Duhet të shmangemi nga veprimatritë për të bërë show dhe për konsumim publik. Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë. Të mos ketë ngut për ta organizuar një konferencë të tillë në Tiranë.  

Ka njerëz që besojnë se kjo është një tentativë nga ana e Serbisë, për të marrë lidershipin, por gjithashtu edhe për të krijuar një lloj Jugosllavie të vjetër. Asgjë nuk i vjen e keqe qeverisë shqiptare, që të ulet dhe të sqarojë edhe këto sensibilitete që janë dukshëm në opinionin publik shqiptar dhe kosovar”, përfundoi Dade.

Më shumë




spot_img








spot_img