Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Mini-Shengeni Ballkanik’, Vuçiç: Marrëveshje shumë e rëndësishme për Serbinë, krenar për marrëdhëniet mes tre shteteve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në këto momente po mbahet në Ohër, Koncerenca e Përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tre liderët kanë si tyemë diskutimi marrëveshjen e ‘Mini-Shengenit Ballkanik’, i cili ka prioritet katër liritë e Bashkimit Evropian; lëvizjen e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

Në fjalën e tij presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur mbi arritjen e marrëveshjes dhe përfitimet që kanë qytetarët e të treja vendeve nga arritja e kësaj nisme, e cila sipas tij, do të thotë shumë për Serbinë.

‘Ju falenderoj për këtë takim të mrekullueshëm. Për Serbinë ky takim dhe kjo nismë është shumë e rëndësishmë. Në saj të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të kursejnë shumë. Të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë. Shpresoj që më vonë të përfitojnë edhe vendet e tjera.

Qytetarët mund të lëvizin lirshëm drejt Serbisë, vetëm me një letërnjoftim. Krenar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Krenar për marrëdhëniet Serbi- Maqedoni e Veriut- Shqipëri. Ky takim do të thotë shumë për Serbinë’, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë se një muaj më parë në Novi Sad të Serbisë pas një takimi midis Ramës, presidentit serb dhe kryeministrit maqedonas, u hodh ideja e projektit për krijimin e ‘Mini-shengenit’ Ballkanik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img