Hapësire reklamuese

Politikë

‘Mini-Shengeni Ballkanik’/ Rama publikon foto pas takimit në Ohër, krah Zaev dhe Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja në Ohër, Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçië

Pritet të mbahet ditën e sotme Samiti i Ohrit, i cili do të bëjë bashkë treshen politike Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin e tij social foto nga sesioni i parë i Mbledhjes së Ohrit për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e BE në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Ramës:

OHËR - Sesioni i parë i Mbledhjes së Ohrit për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor - Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve.

Tre liderët do të diskutojnë për marrëveshjen e ‘Mini-Shengenit Ballkanik’, i cili ka prioritet katër liritë e Bashkimit Evropian; lëvizjen e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

Pritet që në orën 12:00  të mbahet edhe një Konferencë e përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të shteteve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.