Hapësire reklamuese

Rajoni

Mini-shengeni Ballkanik, Kurti: Samiti ishte i parakohshëm, Rama nuk duhet të nxitohet

Shkruar nga Newsbomb

Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në formatin e tanishëm.

Në një intervistë për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Kurti tha se takimi  i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale.

Sipas tij Kurti ka theksuar se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës primare do të jetë forcimi i  marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kosova mungoi në samitin e Ohrit, ndërsa Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë deklaroi se përpara se të marrë një vendim do ta diskutojë me qeverinë e re dhe grupet e interest dhe biznesin.

‘Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik.

Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme nxitimi që medoemos tani të mbahet kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.

Edhe LDK-ja edhe unë, gjithsej 2/3 e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë. Do të mbledh qeverinë për ta diskutuar këtë gjë dhe me shoqatat dhe organizatat, unionet për të parë se cfarë dobie kanë për Kosovën? Duhet ta shohim. Kemi nevojë që ta bëjmë një diskutim të tillë me biznesin dhe shpresoj që Rama ta ketë bërë me biznesin në Shqipëri.

Në gërmallat e Jugosllavisë së dytë, Milloshevici ngriti të tretën që ishte gjenocidale, Vucic i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Milloshevicit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj. Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria nuk besoj se do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale’, ka thënë Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.