Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Mini-shengeni ballkanik dhe Kosova, Vuçiç: Kërkojmë kompromis me shqiptarët  

spot_img

Lajme të ngjashëm

d335798d499c20604bbb395f09f8b701

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm që të vendosë një kompromis me shqiptarët.

Me anë të një interviste dhënë për emisionin Opinion, Vuçiç tha se sipas tij është më mirë të pranohet kompromisi, ose do të shkatërrojmë edhe veten dhe të tjerët.

‘Unë kurrë nuk kam folur për Preshevën dhe Bujanocin, apo Medvegjën. Jam përpjekur të mos flas për gjëra që njerëzve mund t’ua vështirësojnë punën. Dua të kuptohemi këtu që territori që është në kontekst është Kosova dhe se më shumë se gjysma e vendeve të botës nuk e kanë njohur pavarësinë. Ose do të pranojmë zgjidhjen e kompromisit ose do të shkatërrojmë edhe vetën dhe të tjerët dhe më shumë njerëz do të braktisin hapësirat ku jetojmë.

Sa i përket kompromisit ne jemi të gatshëm, kurse shqiptarët le të mendojnë për këtë. Ne jemi të gatshëm që me shqiptarët të gjejmë zgjidhjen e kompromisit. Nëse shqiptaret i qasen kësaj që ne jemi të pavarur dhe duhet të na pranoni ky është fundi i gjithçkaje’, ka thënë presidenti serb Vuçiç për gazetarin Idro Seferi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img