Tirana
broken clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
1kmh
75 %
Pre
22 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

‘Mini-Shengeni Ballkanik’, Abazi i Vetëvendosjes: Kosova do të merrte pjesë në samit me Albin Kurtin kryeministër

spot_img

Lajme të ngjashëm

8381b3fcc90da9837bd4a576387ff41d

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Shqipëri, Bojken Abazi, ka deklaruar se me Albin Kurtin kryeministër Kosova do të merrte pjesë në Mini-Shengenin Ballkanik.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Abazi tha se gjate atij takimi Kurti do t’i bënte gjërat e qarta ndaj Serbisë, ku më kryesorja do të përmendej reciprociteti.

‘Kosova mungonte me të drejtë. Nuk kam besim te udhëheqësit aktual të Kosovës, Thaçi, Haradinaj. Tek Albin Kurti unë kam besim që do bënte një përfaqësim të denjë. Do bënte mirë të ishte dhe të bënte të qartë reciprocitet me Serbinë.

Para se të shkojmë në Beograd, Albin Kurti dhe Rama duhet të bëjnë disa takime bashkë, për të parë disa interesa të përbashkëta. Rama ka vajtur shumë larg. Vajtja e tij në Beograd ku kërkoi njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e mirë, por e pamjaftueshme. Nuk ka përmendur gratë e përdhunuar, viktimat e luftës, nuk ka folur për 22 miliardë euro që Serbia ia ka borxh Kosovës’, ka thënë Abazi.

Kur kanë mbetur më pak se 72 orë nga afati për krijimin e qeverisë së re, Abazi akuzoi LDK-në se po bën një lojë të pisët, duke shtuar se kërkesa e kreut të LDK-së, Isa Mustafa për të marrë postin e presidentit është më tepër shkak për të prishur koalicionin.

‘Dhe po të donin, nuk ia japim dot se s’kemi aq vota sa për të zgjedhur presidentin. Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin. Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot.

Edhe Bundestangu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin. Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK. Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit. LDK të bëjë koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje. Lojë e pisët po luhet. LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët’, ka thënë Abazi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img