Hapësire reklamuese

Aktualitet

Minatorët sërish protestë para Kuvendit, kërkojnë uljen e moshës së daljes në pension

Shkruar nga Newsbomb
Minatorët sërish protestë para Kuvendit, kërkojnë uljen

Edhe këtë të hënë nuk ka munguar protesta e pensionistëve dhe minatorëve para Kuvendit të Shqipëris. Shpesh paralelisht me seancat parlamentare, minatorët dhe pensionistët dalin me kërkesën për më shumë të ardhura dhe ulje të moshës së daljes në pension.

Jashtë godinës së seancave parlamentare me pankarta në duar, minatorët kanë kërkuar statusin.

Gjithashtu minatorët gjatë protestës në ambientet e jashtme të Kuvendit kërkuan të takohen me deputetet, por për shkak të situatës së tensionuar nuk u bë e mendur.

Në përfundim ata paralajmëruan të tjera marshime në vijim.

Kujtojmë se nnjë situatë e sikletshme ka ndodhur për deputetin demokrat Oerd Bylykbashin disa javë më parë. Teksa ka tentuar t’i bashkohet protestës së pensionistëve dhe të minatorëve, i është kërkuar menjëherë të largohet., pasi kanë deklaruar se kjo nuk është një protestë politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese