Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Mimi Kodheli PRESIDENTE? Përgjigjet deputetja socialiste: Të përkëdhel sedrën, por…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ku emri i saj është lakuar shpesh së fundmi për të qenë Presidente e Shqipërisë. 

E pyetur sesi ndihet kur dëgjon këtë, ajo u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë në “ABC News” se kjo është diçka që i përkëdhel sedrën, por që të jep edhe shumë përgjegjësi. 

albsig

Lidhur me tre emrat e propzouar për presidentin e ri,  Kodheli nuk dha shumë detaje, por tha se janë nga radhët e politikës.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Jemi në nisjen e procedurave të zgjedhjes së presidentit. Mimi Kodheli është një nga emrat që përmendet, si ndiheni?

Kodheli: E vlerësuar jashtë mase. Vetëm ideja që të del emri për pozicionin më të lartë shtetëror, ta përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep përgjegjësi.

Pyetje: Për pak egoizëm mund ta konsiderojmë sfidë, duke patur parasysh që në çfarë vendi ju vendosën në listë?

Kodheli: Jo nuk besoj, unë sfidat e mia i kam fituar në jetë.

Pyetje: Zonja Kodheli sa realist e besoni se mund të jeni ju e zgjedhura?

Kodheli: Nuk më shkon në mendje. Madje mundohem ta largoj nga mendja këtë gjë. Besoj se duhet marrë me sportivitet, besoj se në këtë rast jam shumë me këmbë në tokë. Nuk kam ngazëllime as evidente që të jetë një gjë e tillë. Ai duhet të jetë një proces tranpsarent.

Pyetje: Ju keni prezantuar 3 emrat për kreun e shtetit, mund të na i zbardhni emrat tuaj?

Kodheli: Jo nuk besoj se është ky rasti. Por emrat që kam zgjedhur

Pyetje: Brenda radhëve të politikës?

Kodheli: Po brenda radhëve të politikës, unë besoj se presidenti duhet të jetë njeri politik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img