Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Mimi Kodheli përballë Josefina Topallit: Ne ju kemi një borxh të madh të rinjve, të ardhmen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Si rrallëherë Mimi Kodheli ka qenë përballë Jozefina Topallit ku iu është kërkua të paraqisnin tematikën e parë të cilës do i kushtonin vëmendje nëse do të ishin pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Fjalimin Kodheli e mbështeti në tre pika si, Jeta, barazia dhe e ardhmja.

“Jeta është gjëja më e çmuar ndaj dhe duhet luftuar fortë për ta mbrojtur. Ne që e falim jetën, nënat, e dinë fort mirë se ç’do të thotë të japësh jetë. Ndaj dhe në një periudhë të vështirë si kjo që po kalojmë shpresoj t’i kemi dhënë vlera më të mëdha jetës. Tjetër, është drejtësia. Mundësia për të qenë i barabartë mes të barabartëve. E mesmja e artë është një ekuilibër që duhet ta kemi brenda, ta përcjellim edhe jashtë. E treta, besoj se do flisja për të ardhmen. Ne ju kemi një borxh të madh të rinjve: të ardhmen. Duhet të bëjmë shumë ende.”- tha ish-ministria për ABC News.

Ndërsa, Topalli  fjalimin e saj ia kushtoi situatës në të cilën po kalojmë prej një viti, pandemisë. Ajo tha se do të bëntë gjithçka për të sjellë stabilitet në jetën e qytetarëve.

“Jetojmë në kohë të pazakonshme. Fushata dhe politika është krejt e pazakontë. Gjëja e parë që do doja të bëja është të mobilizoja çdo gjë të mundur për të vënë nën kontroll pandeminë. E dyta është rishikimi i çdo gjëje në jetën politike dhe ekonomike. Do doja një parlament ku të mbizotëronte intelektuali, kryesisht të rinjtë. Duhet të bëjmë të mundur që ky vendi ynë mos të boshatiset më.“- tha Topalli.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img