Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Mimi Kodheli mban fjalimin e fundit në Kuvend, kolegët të prekur e duartrokasin: Nuk kam bërë mrekullira, ama angazhimi ka qenë maksimal, faleminderit!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja Mimi Kodheli ka mbajtur pak më parë fjalën e fundit në Kuvend, si deputete, shkruan newsbomb.al. Ajo ka falenderuar Gramoz Ruçin, kolegët dhe koleget socialiste, kolegët e partive të tjera dhe në fund kryeministrin Edi Rama.

“Së fundmi, por aspak për nga rëndësia: Faleminderit Edi Rama. Për çfarë ke ditur të jesh. Bashkëpunëtor, mik dhe lider. Faleminderit për besimin dhe mundësinë që më ke dhenë dhe jep, për të përfaqësuar Atdheun, për t’i shërbyer atij”, tha Kodeli ndër të tjera.

Ajo falnederoi të gjithë qytetarët dhe ata që i besuan në 20 vite politikë, ndërsa theksoi se nuk ka bërë mrekullira, ama angazhimi ka qenë maksimal.


Fjala e plotë e Mimi Kodhelit:

Meqënëse kjo është fjala ime e fundit nmë këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që nuk kemi ditur të bëjmë, apo më keq akoma që nuk e kemi bërë fare. Sepse gjërat nëse nuk dimë apo nuk duam t’i rregullojmë, është koha që i rrgeullon.

Faleminderit Gramoz Ruçi. Për lidershipin gjithë këto vite në politikë dhe për leksionin e madh që dite të japësh së fundmi. Faleminderit kolegë socialistë. Të të gjithave legjislaturave ku unë kam qenë pjesë. Në mënyrë të veçantë, faleminderit kolege të dashura. Gra, nëna dhe vajza të mrekullueshme të shoqërisë shqiptare.

Faleminderit të gjithë atyre kolegëve të ngjyrimeve të tjera politike. Me të cilët kam ndarë opinione, kam bërë debate, i kam dhe më kanë vlerësuar, për cilësinë dhe pasionin me të cilin jam marrë me këtë profesion të fituar këto 20 vitet e fundit. Faleminderit të gjithë socialistëve dhe socialistëve, nga Bjëshkët e Namuna deri në Finiq.

Faleminderit të gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar dhe mbështetur, me besimin tek unë si te vetja e tyre. Që me mua kanë qarë dhe qeshur, janë lodhur dhe kanë bërë beteja. Por dhe kanë festuar. Faleminderit të rinjve që tek unë kanë parë një model, apo pse jo, një shoqe bashkëmoshtarare që në moshë isha sa nëna e tyre.

Faleminderit, grave. Grave të jashtëzakonshme të Shqipërisë. Mbështetja ime më e madhe politike.

Një ndjesë të madhe të gjithë atyre të njohurve dhe të panjohrve që nuk kam mundur t’i përgjigjem, siç do kisha dashur pavarëissht se shpeshherë dhe jashtë mundësive të mia. Unë nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë dhe angazhimi im ka qenë maksimal.

Së fundmi, por aspak për nga rëndësia: Faleminderit Edi Rama. Për çfarë ke ditur të jesh. Bashkëpunëtor, mik dhe lider. Faleminderit për besimin dhe mundësinë që më ke dhenë dhe jep, për të përfaqësuar Atdheun, për t’i shërbyer atij.
 
/NEWSBOMB.AL

Më shumë

spot_img
spot_img