Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mimi Kodheli e thotë hapur: Kush ka ditur ka blerë vota, ndryshe nuk fiton

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ftuar në ‘Mbrëmje Ide’, ka folur për përgjimet e fundit të publikuar sot nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Kodheli i ka kërkuar Prokurorisë që t’i shkojë çështjes deri në fund kësaj çështje dhe të zbulojë të vërtetën.

Kodheli ka thëne se edhe djemtë më esnafë të politikës kanë vjedhur vota, duke thënë se kush ka ditur ka blerë  vota dhe ai që nuk ka ditur nuk ka fituar.

 ‘Nëse flasim për moral më vjen pak e vështirë që dikush të ngrejë gishtin dhe të flasë për moral sepse këto që unë dëgjojë këtu i kam dëgjuar dhe i ka privuar mbi kurriz nga kundërshtarët e mi politikë që mbase edhe nga djemtë më të mirë që ka pasur politika aso kohe që janë dukur si djem esnafë. Kush ka punuar nën rrogoz ka ditur të manipulojë votat e njerëzve, ka ditur të prodhojë certifikata false , ka ditur të prodhojë dokumentacion false ka ditur të gënjejë paturpësisht dhe nuk ka realizuar asgjë nga ato që ka thënë. Ka ditur të blejë vota, dhe ai që nuk ka ditur nuk ka fituar. E drejta dhe as morali nuk rrijë në anën e askujt. Morali dhe e drejta rrinë vetëm tek ata që janë abuzuar sot që janë votuesit. Kështu që le ta hapim këtë kuti Pandore dhe lë t’i shikojmë gjërat me qetësi nga A-ja tek Zh-ja’, deklaroi Kodheli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.