Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
60 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla më të votuarat! Rezultatet e zarfit të socialistëve: Duan presidente dhe Majlinda Bregun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Për Edi Ramën “vjelja” e mendimit të grupit parlamentar socialist përmes tre propozimeve me zarfe të mbyllura, Më shumë se sa një risi u duk si një ushtrim politik për të testuar perceptimin e deputetëve për proces-zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kanë kaluar 22 ditë nga koha kur zarfet me propozime u administruan por asnjëherë nuk u bënë publik preferencat e deputetëve socialist. Kjo e veshi me mister këtë proces i cili u zbeh më pas nga Edi Rama, kur tha se kandidati për president nuk do të jetë nga radhët e grupit parlamentar të PS.

Gazetari Muhamed Veliu nga dy burime brenda në PS në dijeni të dokumentit përmbledhës të propozimeve, mëson se deputetët socialist kanë prodhuar një surprizë e cila ka habitur edhe vetë kryetarin e partisë.

Disa deputetë kanë propozuar Edi Ramën për të qenë ai presidenti i ri. Deklarimet e shpeshta se ka ardhur koha për një presidente grua, janë reflektuar edhe në propozimet e socialistëve.

Nga ky proces propozues figura më e votuar është Mimi Kodheli aktualisht kryetare komisionit për politikën e jashtme, një ish bashkëpunëtore e hershme e Ramës, kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës e më pas në mandatin e parë të qeverisë Rama ministre e Mbrojtjes.

Si preferencë të dytë më e votuar deputetët socialist dëshironin të shikonin në presidencë kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla, ish ministre e Arsimit e cila si drejtuese politike e partisë qetësoi acarimet e përçarjet e socialistëve të Lezhës.

Dy nga 74 deputetët socialist, kanë propozuar për president kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Deputetët socialist kanë propozuar edhe emra jashtë shtëpisë së tyre politike. Njëra prej tyre ish ministrja demokrate e Integrimit Europian, Majlinda Bregu e cila aktualisht është sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img