Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Milorad Dodik deklaratë të fortë: Republika serbe e Bosnjes do shpallë Pavarësinë nëse ndryshohen kufijtë në Ballkan

Shkruar nga Newsbomb
Milorad Dodik deklaratë të fortë: Republika serbe e Bosnjes do
Milorad Dodik

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme teksa po fliste për kufijtë në Ballkanin Perëndimor.

Teksa u pyet në një prononcim për Tv Klan, nëse ekziston mundësia që Republika Serbe e Bosnjes të shkëputet dhe të shpallë pavarësinë, Dodik tha se kjo gjë do të ndodhë nëse ndryshohen kufijtë në Ballkan.

“Po natyrisht, përse jo? Përse është e lejuar që të krijohet stereotip që Kosova mund të jetë në një perceptim të Perëndimit shtet, kurse Republika Serbe nuk mund të jetë? Kurse, pothuajse kushtet lokale janë të ngjashme…”, deklaroi ai.

Përsa i përket Pavarësisë së Kosovës, ai theksoi se do të mbajë të njëjtin qëndrim si Beogradi, i cili nuk e njeh shtet.

“Jemi shumë të interesuar. Unë do ta respektoj qëndrimin e Beogradit rreth kësaj ҫështje dhe unë do ta ndjek atë. Kam mendime të ndryshme në këtë temë, por në aspektin politik atë që do të vendos Beogradi në do ti qëndrojmë mbrapa”, tha Dodik, ndërsa tregoi se me Kosovën nuk ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe se çdo problem e zgjidhin nëpërmjet Serbisë.

“Kosova dhe Shqipëria gjithnjë e më shumë integrohen dhe ndajnë vlera të njëjta politike. Unë mendoj madje se kjo është normale. Por, përse nuk qenka normale nëse ne serbët nga Republika Serbe ndjekim atë që ndjek Serbia? Kjo nuk mund të ndryshohet pasi kjo është thjesht dhe gjithandej duhet të jetë kështu. Në aspektin ekonomik, ne nuk kemi patur ndonjë bashkëpunim me Kosovën”, u shpreh udhëheqësi i serbëve të Bosnjës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll