Hapësire reklamuese

Politikë

Milo për situatën në Maqedoni: Nuk ekziston një projekt i Shqipërisë. Ja pse Greqia mbështet shqiptarët dhe Serbia me Bullgarinë janë kundër

Shkruar nga Newsbomb

Paskal Milo ka komentuar situatën e tensionuar në Maqedoni duke u shprehur se ajo i kujton vitin 2001 kur vendi hyri në konflikt të armatosur dhe në atë kohë Shkupi akuzoi Tiranën për ndërhyrje në punët e brendshme.

Gjatë një interviste për “Gazetën Shqiptare”, Milo, i cili ka qenë ministër i Jashtëm gjatë konfliktit të 2001, thotë se qeveria e Zoran Zaevit nuk mund të jetë një projekt i Shqipërisë, pasi ajo ka dalë nga votat e qytetarëve të Maqedonisë.

“Çfarëdo akuzë që të bëhet, formula e qeverisë së LSDM-së me partitë shqiptare është produkt i rezultateve zgjedhore të përcaktuara nga vullneti i lirë i maqedonasve dhe i shqiptarëve. Madje, nëse Gruevski do të kishte pranuar kërkesat shqiptare, qeveria do të krijohej prej tij së bashku me shqiptarët. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë a mund të akuzohej Tirana zyrtare se ishte ajo që e dha formulën e qeverisë maqedonase? Shqipëria është në të drejtën e saj që të shfaqë interes për fatin e shqiptarëve të Maqedonisë pa ndërhyrë në punët e brendshme të këtij vendi. Interesim nga jashtë nuk do të thotë ndërhyrje brenda. Përgjegjësinë për gjendjen e krijuar në Maqedoni, Gruevski duhet ta shikojë në politikat e tij radikale nacionaliste dhe në aferat korruptive e antidemokratike që karakterizuan qeverisjen e tij të gjatë”, shprehet Milo.

Paskal Milo thekson se nuk ka ndonjë të dhënë se presidenti Gjorge Ivanov ka vepruar i nxitur nga ndonjë shtet tjetër fqinj për të mos i dhënë mandatin Zaevit për krijimin e qeverisë së re, por megjithatë, ai shprehet se nëse bëhet një analizë për të interesuarit drejtpërdrejtë për situatën në Maqedoni ato janë Serbia, Bullgaria dhe Greqia.

Duke qëndruar në fushën e hipotezave, sa i përket ndërhyrjes së shteteve të tjera fqinje, Milo e rendit Greqinë në krahun e Zaevit dhe të shqiptarëve, pasi raportet e Athinës me Gruevskin kanë qenë gjithnjë të këqija, ndërsa Serbinë dhe Bullgarinë në krahun e Gruevskit për të ruajtur influencën e tyre sllave në këtë shtet dhe duke penguar zgjerimin e influencës shqiptare në Ballkan.

“Pa rënë në spekulime, kësaj të fundit (Greqisë) i intereson krijimi i qeverisë së re të Zaevit së bashku me shqiptarët, se sheh mundësinë e gjetjes së një kompromisi për çështjen e emrit të Maqedonisë, ndërkohë që Gruevski e partia e tij kanë qenë tepër intransigjentë në këtë drejtim. Për rrjedhojë ajo nuk mund të ketë asnjë influencë, por mendoj as edhe dëshirë që të nxisë Ivanovin në qëndrime të tilla. Përsëri duke qëndruar në fushën e hipotezave, Serbia e para dhe Bullgaria e dyta, për nga interesat e tyre si vende sllavofolëse e me lidhje historike me popullsinë maqedonase, për të mos u dobësuar forcat nacionaliste vendase mund të ishin faktor potencialë mbështetjeje për Ivanovin”, ka thënë Milo për "GSH".

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë kërkon që Ivanov të japë mandatin për krijimin e qeverisë së re, për të shmangur kështu një konflikt të armatosur që do të kishte pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e Maqedonisë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.