Hapësire reklamuese

Aktualitet

Milionat në parajsa fiskale, Likmeta: Më ka telefonuar Arben Kraja, ka kërkuar informacion

Shkruar nga Newsbomb
Milionat në parajsa fiskale, Likmeta: Më ka telefonuar Arben Kraja, ka

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta thotë se është kontaktuar nga kreu i SPAK, Arben Kraja, pas publikimit të një pjese të dokumenteve “”offshore” që tregojnë lëvizjen e parave nga shqiptarë në parajsa fiskale.

Rasti i parë ka qenë ai i Vasil Kallupit, i cili me një kompani në parajsat fiskale ishte paguar 3.6 milion euro për konsulencë nga një kontraktor i OST-së.

Pjesë nga biseda në emisionin Open:

Kam pasur një telefonatë nga zoti Arben Kraja, na ka kërkuar informacion. Unë i kam dhënë kontaktet e IJCI. Por nuk është në natyrën tonë që të ndajmë dokumente, këto duhet të merren nga SPAK në mënyra ligjore. Kam përshtypjen që është zbatimi i ligjit dhe detyra e prokurorisë t’i vlerësojë ato. Është për t’u parë në vazhdimësi.

Mendoni se ka lëndë për SPAK?

Besoj që ka indicie. Edhe për të dhënat që kemi publikuar ka mjaftueshëm indicie për të filluar një hetim penal. Besoj edhe në të dhënat e tjera mund të ketë indicie. Për gazetarin duhet edhe punë shtesë për t’i publikuar, duke i verifikuar, jo vetëm publikim pa i verifikuar, filtruar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu