Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miliona euro dëm shtetit, Prokuroria burgos 13 biznesmenë ndërtimi në Tiranë: Lëshonin fatura fiktive, pa bërë asnjë blerje

Shkruar nga Newsbomb
Miliona euro dëm shtetit, Prokuroria burgos 13 biznesmenë
Një operacion i madh kundër evazionit fiskal dhe mashtrimit me TVSH është zhvilluar nga Prokuroria dhe Policia e Tiranës. Në pranga kanë rënë 13 biznesmenë ndërtimi, për të cilët gjykata ka dhënë masën "arrest në burg", kurse 4 të tjerë "në detyrim paraqitje". Nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF. Subjektet e hetuara nga organi i akuzës për këtë skemë mashtrimi janë:
  • “No-El Construction”, me nipt L72302057R,
  • “G.S Construction”, me nipt M01704017D,
  • “Fam Construksion”, me nipt L81408017V,
  • “Tirana Universal Construksione", me nipt L81721022Q,
  • “Glob Construksion”, me nipt M21416014J,
  • “Fredi 2021”, me nipt M11505007T,
  • “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P,
  • “Aluku Grup”, me nipt M01922011F,
  • “Joam”, me nipt M12315033I,
Si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese:
  • “Mihola”, me nipt L81616001M
  • “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U,
  • “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F,
  • “Priam 20”, me nipt M02006001I.
Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020,pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I. Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal. Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro. Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu