Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

“Miliarderi Soros e njeh Berishën vetëm si emër”, Rama për “non grata-n” e ish-kryeministrit: Unë di edhe shumë gjëra të tjera, por për shkak të detyrës…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme dhe për “non grata-n” e Berishës nga SHBA, pasi ai ishte i pari që parashikoi se ish-kryeminsitri Berisha nuk mund të udhëtonte përtej oqeanit që në vitin 2019.

Ai u shpreh se për shkak të detyrës di shumë gjëra, por që nuk mund t’i thotë. I pyetur për ndikimin e George Soros në “non grata-n” e Berishës, Rama tha se filantropisti e njeh Berishën vetëm si emër dhe nuk e ka fare në radarin e shqetësimeve të tij.

“Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera… S’kam asnjë koment për shpalljen e Berishës “non grata”.

Miliarderi Soros, Sali Berishën e di kush është si emër, dhe nuk e ka në radarin e shqetësimeve të tij. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës. Ai ka qenë njeriu që ka investuar paratë e tij për të ndihmuar hapjen e shoqërive të mbyllura. Në Shqipëri ju sjell vetëm një fakt, faktin që me paratë e Sorosit janë ndërtuar apo rindërtuar 275 shkolla, 100 milion dollarë të investuara në vitet ’90. Unë e kam mik dhe jam shumë krenar që e kam mik. E kam thënë që edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Donald Trump”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img