Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Miliarderi që shkoi në hapësirë falenderon kilentët dhe punëtorët: Ju më paguat fluturimin!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jeff Bezos dje realizoi fluturimin e parë të kompanisë së tij “Blu Origin” drejt hapësirës.

Bezos u nis drejt hapësirës bashkë me vëllain e tij Mark Bezos, , 82-vjeçaren Uolli Fank, e cila u bë personi më i vjetër ndonjëherë që ka shkuar në hapësirë dhe studentin 18-vjeçar të fizikës Oliver Demen.

Pas uljes përsëri në Tokë Bezos tha se përvoja e fluturimit në hapësire ishte “mahnitëse” dhe gati e pamundur të shprehej me fjalë. Ai gjithashtu falenderoi punonjësit dhe klientët e Amazonit për financimin e udhëtimit të Blue Origin në hapësirë.

“Unë dua të falënderoj çdo punonjës të Amazonit dhe çdo klient të saj, sepse ju djem paguat për të gjitha këto. Pra, seriozisht, për çdo klient të Amazon atje, dhe çdo punonjës të Amazonit, faleminderit nga zemra”, tha ai.

Mirëpo, ky falenderim i tij për klientët dhe punonësit e Amazon për koston e raportuar prej 5.5 miliardë dollarësh nuk u prit aspak mirë nga kritikët.

Gazetari i Stars& Stripes, David Choi ribotoi videon e komenteve të Bezos, duke thënë “Do të doja në rimbursin”.

Në Senatin e SH.B.A.-së, Elizabeth Warren, progresiste e Masaçusetsit kritikoi miliarderin, duke përsëritur thirrjen e saj për një “taksë pasurie” dhe duke akuzuar Bezos dhe kompaninë që ai themeloi, Amazon, se nuk paguanin taksa:

“Jeff Bezos harri të falenderojë të gjithë amerikanët punëtorë të ciëlt paguanin taksa për ta mbajtur këtë vend në funksion, ndërsa aid he Amazon nuk paguanin asgjë”, shkroi Warren në Twitter.

Lideri i Partisë së Re ekstreme të Kanadasë llogariti që Besoz u bë 1.6 milion dollarë më i pasur gjatë fluturimit 11 minutësh dhe akuzoi Kryeministrin Justin Trudeau se lejoi Amazon të paguante “0 $ taksa”.

“Fluturimi hapësinor i Jeff Bezos zgjati 11 minuta gjatë pandemisë, çdo 11 minuta, ai bëhej rreth 1.6 milion dollarë më i pasur. Është koha që ultra-të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të drejtë”, tha ai.

Bezos ka një vlerë prej 177 miliardë dollarësh të raportuara, të cilin e ka grumbulluar që prej themelimit të gjigandit të tregtisë elektronike në garazhin e tij në Bellevue, Wash.

Më shumë

spot_img
spot_img