Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Miliarderi amerikan dorëzon 180 objekte antike të vjedhura me vlerë 70 milion dollarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një miliarder amerikan ka vendosur të dorëzojë te autoritetet 180 vepra arti antike të vjedhura, me një vlerë totale prej 70 milion dollarësh.

Michael Steinhardt i ka dorëzuar objektet pas një marrëvjeshjeje me zyrtarët amerikanë për të mos u ndjekur penalisht. Atij i është ndaluar përjetë blerja e veprave antike.

Sipas hetuesve në Manhattan, objektet janë vjedhur nga 11 shtete përmes 12 rrjeteve të trafikut të tyre.

michael steinhardt ancient art surrender 12 06 2021

“Për vite me radhë Michael Steinhardt ka treguar një oreks të egër për objektet e grabitura pa u shqetësuar për ligjshmërinë e veprimeve të tij, legjitimitetin e pjesëve që kishte blerë dhe shitur, ose dëmin e rëndë kulturor që shkaktoi në të gjithë globin,” tha prokurori i Manhattan, Cy Vance., Jr në një deklaratë për media.

Nga viti 1987 ai ka tregtuar më shumë se 1,000 objekte antike të grabitura nga shtete si Bullgaria, Egjipti, Greqia, Iraku, Izraeli, Italia, Jordania, Libani, Libia, Siria dhe Turqia.

Mes objekteve antike është një kokë dreri e argjendtë që daton rreth 400 vite p.k dhe shërbente për pirjen e verës. Një tjetër objekt 3,000 vjeçar është një kuti që shërbente për mbajtjen e eshtrave njerëzore e cila besohet të jetë grabitur nga ishulli i Kretës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img