Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Miliarda lekë dëm shtetit, pasojat e rënda që solli koncesioni i sterilizimit

Shkruar nga Newsbomb
Miliarda lekë dëm shtetit, pasojat e rënda që solli

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kërkoi nga Gjykata caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Togat e zeza pranuan dhe ndaj Beqajt u vendos masa “Detyrim paraqitje” .

Ndërkohë, në vendimin e GJKKO për masën e sigurisë ndaj Beqajt, Gjyakat ka nënvizuar dhe pasojat e rënda që kanë ardhur nga dhënia e koncesionit të sterilizimit.

Gjykata thotë se pranimi i ofertës së bashkimit të OE Servizi Italia u bë në vlerën  rreth 3 miliardë lekë mbi vlerën totale të koncesionit. Sipas vendimit,  veprimet ose mosveprimet e titullarëve për mos vënien në funksion të aseteve të QSUT, kanë shkaktuar shpenzime jo të menaxhuara me ekonomicitet, efiçencë, dhe efektivitet për buxhetin e shtetit në vlerat rreth 460, 000,000 lekë për vitin 2017, dhe rreth 302, 000, 000 lekë për vitin 2018.

Lexo edhe: Koncesioni i sterilizimit me firmë të Ilir Beqaj, “SANISERVICE” merr 370 mijë lekë për një set kirurgjikal me bisturi e gërshërë (KONTRATA E PLOTË)

Gjithashtu, në dosjen e Gjykatës të zbardhur nga Report.tv thuhet se kontrata u firmos me një vlerë 505 milionë lekë, më pak pak nga ajo që kishte ofruar Konçensionari. Ndër të tjera, thuhet se Autoriteti Kontraktor, Ministria e Shëndetësisë ka negociuar kontratën në favor të koncensionarit dhe në dëm të buxhetit të shtetit në një vlerë prej 58, 814,793 lekë për shpenzimet e energjisë elektrike dhe të ujit.

“Pra, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje personi nën hetim I.B. i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerëm 8 697 000 000 Lekë (9 657 000 000 – 960 000 000)”, theksohet në dosje.

Pjesë nga dosja

Pasoja të tepër të rënda në buxhetin e shtetit si vijon: i) pranimi i ofertës së bashkimit të OE Servizi Italia, në vlerën  2, 915, 333, 450 lekë, mbi vlerën totale të koncensionit; ii) Veprimet ose mosveprimet e titullarëve për mos vënien në funksion të aseteve të QSUT, kanë shkaktuar shpenzime jo të menaxhuara me ekonomicitet, efiçencë, dhe efektivitet për buxhetin e shtetit, në vlerat rreth 460, 000,000 lekë për vitin 2017, dhe rreth 302, 000, 000 lekë për vitin 2018. Pra, kjo është diferenca midis kostos reale nëse do të vihen në funksionim nga shteti në vlerën 96, 000, 000 lekë në vit, më çmimin e faturuar nga koncesionari disa herë më të lartë konkretisht në vlerën 558, 426,000 lekë në vitin 2017 dhe 398, 014,000 lekë në vitin 2018; iii) në ofertë nga bashkimi i operatorëve ekonomik të kryesuar nga Servizi Italia, është paraqitur Plan Biznesi, ku në pikën 6.1 “Investimet”, është paraqitur tabela me të dhënat përkatëse në vlerën totale 2, 008, 894,000 lekë. Ndërkohë në paragrafin 13 të Kontratës Konçensionare, janë parashikuar si investime dhe riinvestime në vlerën totale të përcaktuar në pikën 13.1 në shumën 1, 503, 282, 620 lekë. Komisioni i Dhënies së Konçensionit që ka negociuar kushtet e Kontratës, ndryshe nga sa ka ofruar operatori ekonomik fitues në dokumentet e ofertës në vlerë 2, 008, 894, 000 lekë për investime dhe riinvestime përgjatë periudhës kontraktore, ka pranuar dhe vendosur në Kontratën Konçensionare vetëm vlerën e investimit 1, 503, 282, 620 lekë, me një diferencë prej 505, 611, 380 lekë në favor të Konçensionarit; iv) Autoriteti Kontraktor, Ministria e Shëndetësisë ka negociuar Kontratën në favor të koncensionarit dhe në dëm të buxhetit të shtetit në një vlerë prej 58, 814,793 lekë për shpenzimet e energjisë elektrike dhe të ujit (deri në muajin Prill 2022 të zbatimit të Kontratës). Shkelja e mësipërme konfirmohet dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit; v) dëmi ekonomik vijon të shtohet vit pas viti sipas KLSH për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së kontratës dhe kushteve evazive që janë pasqyruar në të; vi) Në rastin konkret personi nën hetim I.B. në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë ka lejuar të jepet koncesioni në vlerën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) për një afat 10 vjeҫar, ndërkohë që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nëse do të ishte vënë në shfrytëzim Qendra e Sterilizimit me pajisje moderne kostua për 10 vite do të ishte 960 000 000 lekë. Pra, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje personi nën hetim I.B. i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerëm 8 697 000 000 Lekë (9 657 000 000 – 960 000 000). Kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillim të procedurës, pasi gjatë zhvillimit të procedurës vlera e kontratës ndryshoj nga vlera totale në shumën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) në një vlerë indikative, ku nuk dihet se sa do të jetë konsto e konҫesionit në përfundim të afatit 10 vjeçar.

Lexo edhe: Ilir Beqaj reagon për koncensionin e sterilizimit: Rrapajn dhe Staccini i njoha si ministër, s’kam miqësi, firmosa me ta për nevoja pune

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese