Hapësire reklamuese

Social Bomb

Milena Harito e provokon, Çim Peka shpërthen në emision: Turp, kjo është ministre?! Mos kërko dinjitet…

Shkruar nga Newsbomb

Diskutimi për fyerjet online në studion e “Opinion”, ka degjeneruar në përplasje verbale mes ministres së Inovacionit, Milena Haritos dhe gazetarit Çim Peka.

Duke iu referuar ligjit të vitit 2009, Harito i është drejtuar Pekës duke i thënë: “Ja çfarë thotë ligji i qeverisë tuaj”.

Ka qenë ky momenti që ka nxehur gazetarin, i cili ka shpërthyer ndaj ministres.

Peka: Si nuk ke turp. Dhe kërkon dinjitet pastaj. Kur kam qenë unë pjesë e qeverisjes? Nëse ke ardhur këtu të flasësh si Rama… Dhe pastaj kërkoni dinjitet.

Harito: Mesa di unë vëllai yt ka qenë zv/ministër…

Peka: Edhe çfarë pastaj?! Nëse i bie kështu, ti atëhere je Enver Hoxha, nëse merremi me familjarët. Turp, kjo është ministre dhe kjo do bëj ligjin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu