Hapësire reklamuese

Rajoni

Milaim Zeka sulmon Albin Kurtin: Është abuzuesi më i madh i shekullit, më keq se Enver Hoxha, nxori njerëzit në rrugë….

Shkruar nga Newsbomb
Milaim Zeka sulmon Albin Kurtin: Është abuzuesi më i madh i

Gazetari kosovar Milaim Zeka ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur abuzuesin më të madh të shekullit, më keq edhe se ish-diktatori Enver Hoxha.

Duke iu referuar çështjes së vaksinimit, Zeka tha se Kurti nuk ka pranuar që të bëhet vaksinimi i qytetarëve të Kosovës, vetëm për faktin se dozat e vaksinave u dhuruan nga kryeministri Edi Rama.

“Albin Kurti është abuzuesi më i madh i shekullit. Ai ia ka tejkalu dhe Enver Hoxhës. Kurti i ka nxjerrë njerëzit në rrugët e Prishtinës. Kurti ka qenë kundër marrëveshjes së Rambujesë, kundër bombardimeve. Ai hoqi dorë nga reciprociteti, nuk ka pranuar të vaksinojë qytetarët e Kosovës vetëm se vaksinat ia dhuroi kryeministri Edi Rama. Ai ka ardhur në pushtet vetëm përmes gënjeshtrave e mashtrimeve.Kurti nuk e ka respektuar kurrë flamurin e Kosovës. Më parë deklaronte se ishte kundër dialogut me Serbinë, e tashmë po e shohim se pro dialogut”, u shpreh Milaim Zeka nw njw lidhje telefonike me Report Tv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu