Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Milaim Zeka: Pa SHBA dhe Britaninë në Kosovë sot do ishin 200 mijë shqiptarë, ja pse Millosheviçi nuk donte shfarosjen e vendit

Shkruar nga Newsbomb
Milaim Zeka: Pa SHBA dhe Britaninë në Kosovë sot do ishin 200

Gazetari Milaim Zeka tha se plani i Sllobodan Millosheviçit nuk ishte shfarosja e Kosovës, por popullimi i saj me serbë.

Ai theksoi se nëse nuk do të kishin mbështetje të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, sot në Kosovë do të jetonin vetëm 200 mijë shqiptarë.

“Po të mos ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Britania e Madhe, këto dy vende bashkë, ne sonte nuk do të flisnim bashkë dhe Kosova, besoj që në Kosovë do kishim 200 mijë shqiptarë.

Plani i Millosheviçit nuk ka qenë sundimi i Kosovës, pora ka qenë shfarosja e Kosovës dhe dëbimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës, në mënyrë që t’i sillte serbët e ikur nga Kroacia, nga krahinat që ta popullonte Kosovën me serb të ikur nga Bosnja dhe Kroacia. Ky plan djallëzor nuk iu realizua Sllobodan Millosheviçit, falë intervenimit të këtyre vendeve”, theksoi ai për “Abc News”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed