Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Miku im u shua përjetësisht’, gazetari ndan përjetimin prekës: Mallkim përjetë për Edin, Lulin dhe sidomos Sandrin, që këto ditë gjejnë fjalë për politikë…

Shkruar nga Newsbomb

Ndërkohë që pak minuta më parë është shënuar një tjetër tërmet i fortë, reagimet kanë qenë të shumta.

Mes tyre, vihet re edhe përjetimi i gazetarit Aleksander Ndoja, i cili ka treguar miqësinë me shokun e tij Edi Reçi, që u nda nga jeta bashkë me familjen në gërmadhat e rëna nga tërmeti.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Ndoja shprehet se ka shkruar mijëra lajme, por për këtë rast nuk gjen fjalë.

Në fund, gazetari mallkon përjetë Ramën, Bashën dhe Lleshajn, pasi sipas tij në këto ditë të vështirë gjejnë fjalë për politikë.

Statusi i plotë:

..Edhe pse MIRDITA në dukje nuk pati probleme aq shumë me tërmetin, e pësuam rëndë…Edi Reçi, miku dhe shoqi jonë është shuar familjarisht….E njoha fëmijë, kur rastisi të bashkëndaja të njëtën dhomë në pavionin e kirurgjisë në spitalin Rrëshen, diku në vitin 80-të.

Edi ishte operuar për apendisitin, por plaga i kishte marrë një infeksion të rëndë që e gozhdoi në krevat për shumë kohë. Dy herë në ditë vinte nëna nga Rubiku, por edhe babai Ndue….Unë kisha një plagë në kokë si fëmijë që luaja shumë…kjo situatë na njohu me njëri-tjetrin, për ta vijuar miqësinë edhe shumë vite me vonë, edhe si bashkëmoshatarë.

Kam shkruar mijera shkrime dhe publikur në shtypin e kohës. Kam percjellë situata të rënda ndër vite si reporter, dhe fjalë kam gjetur pa fund.

Ku t’i gjej fjalët ngushëlluese......janë shumë të rënda këto situata...Sidomos kur lajmet njoftojnë se një tragjedi shumë e rëndë ka mbërthyer Zajsin e Selitës në Kurbnesh.

Mirdita është në Zi…janë shuar në ekstremitetin më të rëndë familja Cara, që jetonin në Thumanë….

Dhe tani që shkruaj…ora 15.46, datë 27.11.2019, përsëri tërmeti më shkëput nga tastiera.

U shoftë kjo botë…!!!

Zoti qoftë me këto engjuj edhe atje në Parajsë...

Mallkim përjetë për ato monstra që në këto ditë si HIJENAT gjejnë fjalë për politikë… për Edin, Lulin e sidomos për Sandrin…!

76680858_2467007786711067_9084891098546962432_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll