Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

‘Miku im Ralf, s’jam protagonist fals’, Gjoni i përgjigjet Murrizit: I nderuar Myslim, u keqkuptove! Jam totalisht pro ndryshimeve Kushtetuese (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a1e6f3d734072f0d1975df3a6514af13

Deputeti Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar deputetit Ralf Gjoni, duke i thënë se nuk është protagonist fals për ndryshimin e sistemit.

“Miku im Ralf, unë nuk jam protagonist fals që kam firmos ndryshimet e Kushtetutës Shpresoj që do të kemi ndryshimin e Kushtetutës. Nëse të mungon protagonizmi e ke shkresën në Protokoll shko dhe firmos e t’i bashkohesh 29 firmave. Nëse mendon se po të doli djalë ngela unë pa qënë firmëtar dhe po të doli vajzë ta mbajë përgjegjësinë Murrizi e të tjerë, ky është problemi yt.

S’kam ardhur në këtë sallë si trasëmbajtës i askujt. Kam qënë në këtë sallë kur gjysma e atyre në PS lanë gratë e fëmijët në shtëpi dhe morën brekë e kanotjere në dorë e mësynë në Durrës. Jam viktimë e një mandati të vjedhur në 2001 nga ai që është sot kryetar shteti, në 2005 nga pazaret e pista, në 2009 nga palacot e kësaj salle. Kërkoj të matem me votën e qytetarëve. Faktor te qytetarët nuk na bëjnë takimet e realizuara ferrave apo skutave, as sms që cojmë te ndërkombëtarët. Votat i kanë shqiptarët. Bujrum të bashkojmë votat për të ndryshuar Kushtetutën”, tha Murrizi ndër të tjera.

Nga ana tjetër ka ndërhyrë Gjoni, i cili ndërsa ka replikuar i ka thënë se është keqkuptuar, ndërsa u shpreh se është totalisht pro ndryshimeve Kushtetuese.

“Nuk dua që fjalët e mia të keqinterpretohen. Unë jam pro ndryshimeve kushtetuese. Unë jam totalisht pro ndryshimit të Kushtetuës që con në hapje listash dhe sistem kombëtar propocional, edhe t’i besoj Myslym nuk do mbështesje kurrë një prag 5% në një sistem rajonal, ndaj edhe të propozova që të diskutohet. Po u fut dora në Kushtetutë futen edhe në ca anekse dhe korridore të saj e këtu e kam hallin mos futja e duarve aty ku nuk duhet më shumë na prish punë se sa na ndreq. Myslim nëse më ke keqkuptaur, unë jam për hapje listash”, tha Gjoni.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img