Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave”, Blinken me lëvdata për Ramën

Shkruar nga Newsbomb
“Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave”, Blinken me

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken është duke mbajtur fjalën te “Piramida”, krah kryeministrit Edi Rama. Blinken falenderoi palën shqiptare për mikëpritjen teksa u shpreh se është i lumtur që ndodhet në “vendin e shqiponjave”.

Gjatë fjalës së tij, Blinken nuk ka kursyer edhe fjalët e mira për kryeministrin Edi Rama, ku tha se i ka dhënë ngjyra kryeqytetit që në kohën që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ndër të tjera ai tha se gjatë 4 viteve të fundit që bashkëpunojnë, gjithmonë Rama ka qenë i gatshëm për bashkëpunuar.

“Mirëdita të gjithëve ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e Shqiponjave . E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë dhomën dhe çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë.

Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Ëisner që po drejton aktivitete e ambasadës së SHBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju si kryetar bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura.

Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer por kryeministër i mirë. Jam mirënjohës për partneritetin që ne kemi. Këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë kryeministri ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këta vështirësi me ne.

Më kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë i dedikohet një diktatori që i çoi shqiptarët në fushat e përqendrimit. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, është një simbol i gjallë, i të tanishmes. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan”, tha Blinken.

Lexo edhe: Rama pret Blinkenin te Piramida: Diktatori jonë po rrotullohet sot në varr

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese