Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mikonos, 34 vjeçari shqiptar plagoset në atentat

Shkruar nga Newsbomb
Mikonos

Një 34 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e sotme si pasojë e një atentati.

Media greke Protothema, raporton se shqiptari punonte në ishullin e Mikonos aty ku iu bë dhe atentati nga dy persona të armatosur dhe me skafandra. Atentatorët sapo kanë parë shqiptarin janë afruar me motor dhe kanë qëlluar disa herë duke e plagosur.

I riu është dërhuar menjëherë me urgjencë në spitalin e Mikonos por si pasojë e plagëve të shumta do të transferohet në spitalin e Atikës për shkak të plagëve të shumta, ndërsa është fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur, ndërsa në vitin 2013 është arrestuar në Greqi si i përfshirë në trafikun e drogës ku dhe është dënuar 2 vite. Në 2015 ai është liruar dhe ishte zhvendosur në Mikonos ku dhe punonte.

67652119_500804987143884_2664454262825680896_n (1).jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll