Hapësire reklamuese

Bota

Mikhail Gorbaçov: George dhe unë, përfunduam një luftë në botë, LUFTËN E FTOHTË. Sot kanë ardhur KOHË TË RREZIKSHME

Shkruar nga Newsbomb

Mikhail Gorbacov, ish president i Bashkimit Sovjetik, nëpërmjet një editoriali të shkruajtur nga vetë ai, ka shkruar për marrëdhëniet mes tij dhe ish-presidentit të SHBA, George Bush, pas ndarjes nga jeta. Gorbaçov ka kujtuar takimin e parë me Bush, dhe dhënien fund të Luftës së Ftohtë e Armëve Bërthamore. Letra e shkruar mes emocionesh, tregon për një tjetër marrëdhënie liderësh në një kohë lufte të ashpër.

Nga Mikhail Gorbachev

Ditën kur mora vesh për ndarjen nga jeta të George Bush, rikujtova takimet e mia me të që ishin pika kthese në marrëdhëniet tona personale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Biseda jonë e parë serioze ndodhi në dhjetor 1987, kur isha në një vizitë zyrtare në Uashington. George ishte atëkohë zv.president dhe kandidonte për presidencën.

Vizita kulmoi me firmosjen e traktatit të forcave nukleare; më pas duhet të nisesha nga një bazë ajrore ushtarake. Sipas protokollit, ose ndoshta sipas dëshirës së tij, zv.presidenti duhet të më shoqëronte. George sugjeroi që të vinte në makinën time, çka ishte e pazakontë – dhe sigurisht, jo sipas protokollit.

Më vonë, në shumë raste “e kemi rikujtuar atë bisedë në makinë”. Shkoi përtej shakave të zakonshme që shkëmbenim. Ne ramë dakord që marrëdhëniet mes vendeve tona kishin arritur në një nivel të rid he që mundësi të reja ishin duke u hapur, të cilat duhet të merrnin maksimumin e mundshëm. Zv.presidenti më siguroi se kur të zgjidhej, ai do të vazhdonte atë që kishim filluar me presidentin Regan. Dhe më e rëndësishmja, e kemi thënë, në marrëdhëniet me vendet e treta, ne nuk do të minonim interesat e njëri tjetrit.

Megjithatë, pasi Bush u zgjodh President, kishte raportime në median e SHBA se administrate e re nuk do të mundej të fillonte një punë serioze me ne që nga nisja, pra kishin marrë një pausë për reflektim. Pse duhet të priste administrata? Ne merrnim gjithë llojet e sinjaleve por ishte e qartë se linja e ashpër rritej në mënyrë aktive.

Marrëdhënia jonë vuajti humbjen e momentit. E denim se disa anëtarë të administratës I bënin presion Bushit të vazhdonte të luante lojën e pritjes. Kështu që mesazhi që erdhi në shtator 1989 ishte I rëndësishëm: presidenti ishte gati të takohej në pukën e mesme përpara se të bëheshin vizitat jozyrtare.

Ajo çka ngjau në samitin e Matës gjatë dhjetorit mund të përshkruhet pa ekzagjerim si një përparim historik. Kundër sfondit të ndryshimeve turbulluese në Evropën qendrore e Juglindore dhe procesin e përshpejtuar të bashkimit të Gjermanisë, duke përfshirë rënien e Murit të Berlinit, Bushi tha se do ta trajtonte me kujdes. Ai shtoi: “Nuk do të hidhem në mur, sepse është shumë e rrezikshme”.

Kur u takuan dy delegacionet, Bushi e vuri theksin te një program bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë çarmatimin, që në përgjithësi ishte kontruktiv. U përgjigja duke thënë: “Presidenti I ri I SHBA duhet të dijë që Bashkimi Sovjetik në çdo rrethanë nuk do të fillojë një luftë…Mbi të gjitha Bashkimi Sovjetik është përgatitur të mos konsiderojë SHBA si një armik dhe e shpall këtë hapur”. Ky nuk ishte një shënim I papërgatitur, porn ë fakt një pozicion I aprovuar nga lidershipi sovjet. Biseda me presidentin e SHBA vazhdoi në këtë frymë.

Samiti I Maltës nxorri një linjë finale të Luftës së Ftohtë. Kjo u bë e qartë kur ngjarjet ne Evropën Qëndrore dhe Juglindore dhe procesi I bashkimit të Gjermanisë kërkonte një shpejtësi më të madhe. Duke punuar së bashku, ne arritëm të mbajmë rrugën paqësore.

Pak muaj më vonë erdhi një tjetër test: pushtimi I Kuvajtit nga Saddam Hussein dhe sulmi I tregjimit të tij për të aneksuar vendin. Kjo krizë provojë që Lufta e ftohtë ishte një ngjarje e së kaluarës. Bashkimi Sovjetik dhe SHBA mbajtën një qëndrim principal. Agresioni ndryshoi, por nuk ishte pushtim të Irakut nga SHBA, as “ndryshim regjimi”.

E gjithë kjo po ndodhte në kohën e ngjarjeve edhe në vendin tim, kur po kalonte tranzicionin e demokracisë te ekonomia e tregut, që mori një kthesë dramatike. Qasja ime rast pas rasti për reformat po sulmohej nga krahë të ndryshëm – jo vetëm nga ata që donin të ndalonin procesin demokratik dhe të ktheheshin pas në kohë por gjithashtu edhe nga separatistët që ishin të prirut të copëtonin vendin dhe që mbështeteshin nga kokat e nxehta në Rusi.

Në këto kushte, ishte shumë e rëndësishme për mua të kisha një ide të qartë të qëllimeve të SHBA. E shtrova hapur këtë pyetje kur takova presidentin në Londër në korrik 1991, gjatë takimit G-7, tek I cili, presidenti I BS ishte ftuar për herë të parë.

“Besoj” tha Bush, “që suksesi juaj është në linjën e një interesi të thellë të SHBA. Eshtë në interesin tonë tju shohim të punoni për të zgjidhur problemet me republikat. Shembja e Bashkimit Sovjetik nuk është në interesat tona”. Nëpërmjet takimit G-7 partnerët tanë perëndimorë dështuan të marrin hapa konkretë të mbështesin transformimin e Bashkimit Sovjetik, unë mbajta seriozisht shënim sugjerimet e George Bush.

Gjatë vizitës së tij në Bashkimin Sovjetik dy javë më vonë ne patëm një diskutim serioz të zgjeruar. Ne jo vetëm firmosëm marrëveshjen e reduktimit të armëve strategjike, por mbajtëm dhe një diskutim të paprecedentë për sistemin e sigurisë ndërkombëtare në të ardhmen, që duhet të krijohej nga përpjekjet e përbashkëta.

Kjo perspektivë, megjithatë, u fundos nga grushti i shtetit në BRSS në gusht 1991. Grushti i shtetit, organizuar nga forcat reaksionare dështoi, por dobësoi pozicionin tim si president të BRSS. Nuk ishim të aftë të mbanim Unionin.

Gjallërisht mbaj mend bisedën tonë telefonike në 25 dhjetor, pak orë përpara se të anoncoja që po tëhiqesha nga presidenca e Bashkimit Sovjetik. Ripamë rezultatet e bashkëpunimit tonë. Arritja jonë kryesore ishte marrëveshja jonë për të shkatërruar qindra armë nukleare, e dyanshme taktike dhe strategjike. Së bashku, ne ndihmuam të përfundonim konfliktet në anë të ndryshme të botës. Ne vendosëm themelet për një partneritet mes dy vendeve tona.

Këto rezultate historike janë tashmë në rrezik. Bota është në prag të një konfrontimi të ri dhe një gare të re të armëve.

George dhe Unë, i lamë qeveritë, shpesh me diskutime për trende alarmuese që kërcënojnë paqen botërore. Shpeshherë ndanim qëndrime të ndryshme në angazhimet tona për ngjarjet por binim dakord për një gjë: përfundimi i Luftës së Ftohtë, nuk ishte një fitore e njërës palë ndaj një tjetre. Ishte rezultat I bashkimit të forcave. Sot vetëm përpjekjet e përbashkëta mund të evitojnë konfrontimet e reja dhe kërcënimin e një lufte shkatërruese, duke rikthyer perspektivën e një rendi të ri botëror – më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.