Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Mikesha tregon brengën e Nënë Terezës: Ndjehej keq që s’shkonte dot në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mikesha e Nënë Terezës tregon brengën që mbante në shpirt shenjtorja shqiptare e që lidhej me vendin e saj.

‘’Ndjehej keq që s’shkonte dot në Shqipëri’’, rrëfen Karin Ëiking, 95 vjeç, lindur në Suedi, për ‘’Gazeta Shqiptare.

‘’Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëra­tjetrën. Një herë në Romë kam pasur një bisedë, e cila zgjati pothuajse një orë, rreth problemeve që kisha me vajzën time. Ajo më dha disa këshilla shumë të mira. Ajo ishte shumë e vëmendshme. Një herë i kisha hequr sandalet siç na takon të bëjmë, por duke qenë se dyshemeja ishte e ftohtë,ajo më kërkoi t’i vishja sandalet.’’, rrëfen për shenjtoren shqiptare, suedezja.

Dje në Vatikan Nënë Tereza u shenjtërua. Besimtarë nga e gjithë bota, mes tyre edhe shqiptarë e përcollën nga afër ceremoninë. Edi Rama me të shoqen, Ilir Meta, Ditmir Bushati, Jozefina Topalli etj qenë disa nga politikanët shqiptarë që e ndoqën në sheshin ‘’Shën Pjetër’’. Një ditë para shenjtërimin artistë e sportistë të mëdhenj shqiptarë si Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Lorik Cana etj morën pjesë në koncertin për nder të shenjtores.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img