Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Mike Pompeo anulon vizitën e tij në Evropë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3bb5e628d657f7f8d17614c0b068198b

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Evropë.

Pompeo kishte planifikuar të vizitojë Brukselin dhe Luksemburgun. Njoftimi është bërë nga ana e Departamentit të Shtetit.

Sipas njoftimit, anulimi është bërë për të ndihmuar “një proces tranzicioni të qetë dhe të rregullt” në administratën e ardhshme presidenciale. Anulimi erdhi mes përpjekjeve për të dëbuar Trumpin nga zyra për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj Kongresit të SHBA-së të kryer nga mbështetësit e tij më 6 janar.

Pompeo pritej të takohej me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit belgë dhe të zhvillojë një vizitë të shkurtër në Luksemburg.

Vetë Pompeo u vu nën kritika pasi në mesin e polemikave mbi humbjen e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ai tha se presidenti do të shërbente edhe për një mandat të dytë.

Pompeo ka dënuar dhunën e kryer nga mbështetësit e Trumpit në Kongres, ku mbetën të vdekur pesë persona. Protestuesit e dhunshëm pro-Trump hyn në Kongres në kohën kur po certifikohej rezultati i fitores së Bidenit.

Më shumë

spot_img
spot_img