Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Mike Pence thirrje Prokurorit të Përgjithshëm: Jep llogari para amerikanëve, pse u kontrollua rezidenca private e Trump

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Merrick Garland, t’i japë llogari amerikanëve se përse u krye kontrolli në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Pence, i cili është distancuar nga Trump mes spekulimeve se ai mund të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2024, është shprehur se  ai ndan “shqetësimin e thellë” për kontrollin e paprecendentë në pronën e Trump.

“Unë ndaj shqetësimin e thellë të miliona amerikanëve për kontrollin e paprecedentë të rezidencës personale të Presidentit Trump. Asnjë ish-President i Shteteve të Bashkuara nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje në rezidencën e tyre personale në historinë amerikane.

Pas vitesh ku agjentët e FBI-së u zbuluan se vepronin me motive politike gjatë administratës sonë, duhen trajtuar shfaqja e vazhdimësisë partiake nga Departamenti i Drejtësisë.

Veprimi i djeshëm minon besimin e publikut në sistemin tonë të drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Garland duhet t’i japë një llogari të plotë popullit amerikan se përse është ndërmarrë ky veprim dhe ai duhet ta bëjë këtë menjëherë”, shprehet Pence në një reagim në Twitter.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img