Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Mijëra vota kanë dalë të pavlefshme, shifrat deri tani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vijon numurimi i votave në të gjithë vendin, në disa qarqe tani më ka mbaruar numurimi dhe janë shpallllur fituesit.

Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është se një numër i madh i votave ka dalë i pavlefshëm.

Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota. Një shifër kjo shumë e lartë.

Kjo ndoshta ka ardhur edhe si pasojë e ndryshimit të fletës së votimit. Këtë herë ku qytetarët votuan si për partinë por edhe kandidatin, në rast kur vota është për një forcë politike dhe kandidati i përket një subjekti tjetër, ajo shpallet e pavlefshme.

Të drejtën e votimit e kishin 3 milion e 600 mijë shqiptarë, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht sesa ishte pjesmarrja në këto zgjedhje.

Deri tani janë numëruar 4619 nga 5199 kuti.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img