Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mijëra testime, por SHUMË pak raste të reja, ministria nxjerr SHIFRAT: Dy persona nuk mbijetuan dot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3400 testime, por kanë rezultuar pozitivë vetëm 39 persona. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 2 persona, duke mos mundur ta mposhtin virusin.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Maj 2021)

Raste të reja ditore       39
Të shëruar në 24 orë      976
Të shtruar në spitale      83
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore          3,400 

Testime totale        674,895

Raste pozitive        131,978
Raste të shëruara     123,081
Raste Aktive            6,468
Humbje jete             2,429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5032
Shkodër       250
Fier            160
Korçë           209
Gjirokastër   197
Durrës          106
Vlorë           143
Elbasan        113
Lezhë          102
Berat            77
Kukës           42
Dibër            37

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img