Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe jo vetëm janë të pranishëm në “Festën e Birrës” në Korçë, në edicionin e 15-të të kësaj feste.
Ndërkohë në skenë ka dalë edhe këngëtari Goran Bregoviç, i cili e ka çelur performancën e tij me këngën e shkruar nga vetë ai në gjuhën shqipe, “Kosovska”.
Ai së bashku me grupin e tij do të këndojnë disa këngë, teksa më herët në skenë janë ngjitur edhe disa këngëtarë shqiptarë.