Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Mijëra njerëz të mbledhur në shesh, Rama mban fjalimin e fitores: Kemi thyer rekordin tonë! Jam krenar për shqiptarët, GËZUAR se fitorja është e juaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë të fitores para mijëra mbështetësve të Partisë Socialiste të mbledhur në shehsin “Skënderbej”.

Në fjalën e tij Rama tha se PS arriti një rekord historik, ndërs afalenderoi qytetarët shqiptarë që i dha mundësinë e një mandati të tretë.

“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshmëve, të atyre që kanë zgjedhur 12 por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe me fuqi të jashtëzakonshme me ambicie për Shqipërinë. Urime, urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju, këtu dhe kudo. Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë dhe djalë, grua dhe burrë, që u angazhua si kordinator apo patronazhist që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë. Kampione në fuqi dhe kampione përsëri.

Më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që me votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në një moment kaq sfidues për Shiqpërinë. Shqipëria votoi, vendosi dhe fitoi. Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përpara fatkeqësive natyrore. Fitoi besimi ynë se ky vend bëhet. Fitoi pakënaqësia jonë për gjërat që nuk janë bërë, si një forcë për të na shtyrë më shumë. Fitoi durimi ynë, fitoi forca më e madhe demokratike, qytetare, politike që shqiptarët kanë krijuar ndonjëherë, Partia Socialiste. Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja!

Mos harroni kurrë, asnjehërë më tutje se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara. Duhet ta meritojmë duke e bërë natën ditë dhe me përkushtim të paepur, me përulësi ndaj kujtdo pavarësisht se kë ka votuar”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img