Makina që mban trupin e Elizabeth II u largua nga rezidenca e saj në Balmoral, ku mbretëresha dha frymën e fundit të enjten, për në Edinburg , kryeqytetin e Skocisë.
Arkivoli, i mbështjellë me flamurin skocez dhe me një buqetë me lule, kaloi portat e Balmoral pak minuta pas orës 12.00. Mijëra njerëz ishin mbledhur përgjatë rrugës për të nderuar Mbretëreshën.
Autokolona që do të transportojë trupin do të përshkojë një distancë prej 300 km dhe pritet të mbërrijë në Pallatin e Holyroodhouse, rezidenca zyrtare e monarkut në Edinburg, rreth orës 18:00. Më pas të martën mbrëma trupi do të dërgohet në Londër. Kujtojmë që varrimi i mbretëreshës Elizabeth do të bëhet më 19 shtator.