Mijëra myslimanësh të revoltuar janë lutur jashtë Koloseut në Romë, në shenjë proteste ndaj mbylljes së xhamive në kryeqytet. Autoritetet në Romë kanë mbyllur pesë xhami kohët e fundit, por kjo ka sjellë zemërim te besimtarët.
Ata e kanë cilësuar si një goditje ndaj fesë së tyre. Kanë qenë të shumtë ata që morën pjesë në lutjen e së premtes për të kundërshtuar mbylljen.
Xhamitë e vogla u mbyllën, pasi autoritetet i trembeshin faktit se ato mund të shërbeni si qendra për radikalizmin e të rinjve.
Sondazh
Poll