Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mijëra maturantë firmosin peticionin pas testit të matematikës, ja çfarë i kërkojnë me urgjencë Ministrisë së Arsimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mijëra maturantë kanë firmosur peticionin online pas testit të matematikës që u zhvillua sot, mes shumë ankesave dhe polemikave, duke u publikuar në Facebook pak minutas pasi maturantët u futën në Klasa.

Ata ankohen se koha 2 orë e 30 minuta nuk ishte e mjaftueshme dhe se pyetjet ishin komplekse dhe të ngatërruara. Ata kërkojnë që provimi të rivlerësohet dhe nota 10 nga 60 pikë të nevojshme të merret me 50 pikë.

Lexo edhe: “Testi ishte i vështirë”, maturantja i ankohet Ramës: Na morën në qaf me provimin e matematikës! Po na bëjnë kurban për universitetet private

Maturantët thotë ne kjo kërkesë e tyre është e panegociueshme dhe të plotësohet sa më parë.

Kërkesa e plotë

Provimet e Maturës 2021 janë zhvilluar në kushtet e një pandemie ku edhe gjendja emocionale e maturantëve nuk ka qënë adapt për të zhvilluar dhe për të kuptuar mësimin në mënyrën e duhur. 

Shumë shkolla të mesme e kanë kryer mësimin plotësisht online për një periudhë të gjatë kohore dhe kanë arritur të thithin shumë pak nga kjo formë e të mësuarit. 

Ministria e Arsimit erdhi në një deklaratë ku u shpreh se vështirësia e provimeve të Maturës do të jetë më e ulët për të ndihmuar kështu sadopak maturantët të cilët janë gjendur në këtë situatë të vështirë.

Provimi i Matematikës, i Maturës Shtetërore 2021, i realizuar më datë 11 qershor, rezultoi se nuk ishte brenda këtyre linjave që Ministria e Arsimit vendosi. 

Problematikat kryesore ishin dy:

Koha prej 2 orë e 30 minuta ishte e pamjaftueshme për të zgjidhur të gjithë provimin;

Pyetjet ishin të hartuara në mënyrë komplekse dhe tejet të ngatërruara;

Në këtë situatë, Bordi Kombëtar Studentor i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të bëj rivlerësim të pikëve të nevojitura për të marrë notën 10.00, ku nga 60 pikë që është aktualisht, ky prag të ulet në 50 pikë. 

Kjo kërkesë e jona është e panegociueshme dhe kërkojmë të plotësohet sa më parë.

Duke pare se maturantet sot u perballen me provimin e matematikes i cili ishte me shume probleme kemi krijuar kete peticion ku brenda 30 minutash ka marre mbeshtetjen e 2000 maturanteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img