Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mijëra fara kanabisi, drogë dhe vaji hashashi, austriaku prangoset në Kakavijë: Kishte ardhur të ndërtonte "shtëpi bari"

Shkruar nga Newsbomb
Mijëra fara kanabisi, drogë dhe vaji hashashi, austriaku prangoset

Një shtetas nga Austria, 57 vjeç, është arrestuar nga shërbimet e Policisë në Doganën e Kakavijës. Atij i janë sekuestruar mijëra fara kanabisi, drogë, vaji hashashi dhe pajisje të tjera për ndërtimin e "shtëpive të barti".

Policia Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë policore, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Samos".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi W. S., 56 vjeç, banues në Austri. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos.

"Ky shtetas u arrestua pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro", njofton Policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i lëndëve narkotike".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese