Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një konference për shtyp deklaroi se padia në SPAK ndaj tij, është një çështje që nuk ekziston, ndërsa theksoi se do të vijojë të bëjë detyrën deri në 24 korrik.
Sa i përket informacioneve të gazetës autriake, Meta tha se do të ma]rrë përgjigjen e merituar.
Pyetje: Halit Valteri ju ka paditur në SPAK sa i përket lobimit, druheni se mund të ketë kallëzime të tjera dhe çfarë përgjigje keni për lobimin?
Meta: Këto lajme absurde si vetë personazhet që ju i njihni nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim nga detyra e vështirë deri më 24 korrik por edhe nga angazhimet e zotit Ilir Meta. Sa i takon gazetës autriake ajo do e marr përgjiiigjen dhe do jeni të ftuar në seancat që zhvillohen është një cështje që nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë. . Ata që janë në kërkim të letrave për azil për t’i shpëtuar drejtësisë këtu, vazhdojnë bëjnë më të mirën e tyre. Ky sistem do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku.