Përveç lojës, vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip 3, konkurrojnë njëra-tjetrën edhe sa i përket veshjeve. Por, si duket deri më tani stafetën këtë vit e ka marrë banorja më e komentuar, Françeska Murati.
E teksa vajzat e tjera veshin Bershka dhe Zara, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “primeve”.
Dolce&Gabbana, MiuMiu, Alessandra Rich, Magda Butrym e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Markat e zgjedhura nga Françeska kushtojnë shumë dhe më poshtë po ju lëmë disa prej veshjeve të banores dhe me çmimet përkatëse.
© Credits https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/