Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Mijëra australianë pozojnë të zhveshur për setin ndërgjegjësues për kancerin e lëkurës (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Rreth 2,500 njerëz pozuan të zhveshur për realizimin e setit fotografik, nga artisti amerikan, Spencer Tunick në plazhin Bondi të Sidneit, në shenjë ndergjegjëësimi për kancerin e lëkurës.

Tunick, i njohur për realizimin e fotosesioneve masive nudo në monumentet botërore, përdori një megafon për të drejtuar të pranishmit në disa pozicione në plazh, para se ato të futeshin për t’u larë.

Artisti me bazë në Nju Jork bashkëpunoi me një shoqatë bamirësie për instalimin e “artit lakuriq” në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për melanomën, formën e katërt më të zakonshme të kancerit në Australi.

"Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i nderuar ... që vij këtu, bëj artin tim dhe thjesht festoj trupin dhe mbrojtjen," tha Tunick.

Në Australi këtë vit janë regjistruar 17,756 persona me kancer të lëkurës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll