Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Mihal Luarasi shtrohet në spital, Përparim Kabo bën apel për ndihmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Profesori i njohur Përparim Kabo bën apel për të ndihmuar intelektualin e njohur Mihal Luarasi i cili ndodhet në spital.

Kabo nëpërmjetë rrjeteve sociale bën me dije se Luarasi është rrëzuar në një pusetë pa kapak, por sot gjendja e tij paraqitet më e mirë por ai vazhdon të ketë nevojë për ndihmë. Po ashtu Kabo bën me dije se ai ka kontaktuar edhe me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe se ai po meret direkt me problemin.

Reagimi i plotë Kabos:

-Që nesër të mos jetë vonë… Ndihmoni dhe shpëtoni Mihal Luarasin… Si të gjithë njerëzit edhe ai priste të festonte ndrimin e viteve…por nuk ishte e thënë. Natën e e fundit të vitit 2016 ai doli pasdite për të marë një medicament për të shoqen Edin…pasi për disa ditë faramcitë do t’qenë mbyllur. Ishte e njëjta rrugë më tregonte sot duke iu dridhur zëri, që e kam bërë me qindra herë…Isha në trotuar dhe po ecja avash…kur befas këmba më kap në cep të një pusete pa kapak dhe fluturova në ajër. Nuk e di se si u ngrita mbaj mend që më ndihmojë një grua…një dhimbje e thellë në kërbishte po thuaj ma mori frymën, dhe çapita me shpirt në dhemb deri në shtëpi. Që nga ajo ditë ka mbetur i shtrirë. U përpoqa sot bashkë me të birin Eltonin ta ngrinim, e veshëm dhe e zbritëm me ashensor ta hypnim në një taksi për ta shpënë së paku për një grafi tek mjeku…Ishte e pamundur, një turbullirë me marje mendsh dhe ndjesia e të vjellës. Mezi e kthyem në shtëpi dhe presim që me njohje nesër të vij një mjek ti bëj një grafi në shtëpi…Porse trupi është bllokuar, gjendja shtrirë i ka prishur metabolizmin…Sapo fola në telefon me Edin dhe ajo me gjysmë zëri më tha,… nuk është mirë…ndaj unë po ngre thirrjen…Ndihmoni dhe shpëtoni Mihal Luarasin… Së pari Ju kryetari bashkisë Zoti Erjon Velija, që vërtetë nuk keni përgjegjësi direkte për pusetën pa kapak, por përgjegjësi morale keni. Kërkoj ndihmën e Ministrit të Shëndetësisë zotit Ilir Beqja, që të sigurojë shërbimin për ta shpënë në spital me makinë të specializuar enkas për këtë lloj transporti… I kërkoj kryeministrit Zotit Edi Rama të kujdeset për të ndihmuar njeriun dhe artistin Mihal Luarasi… Koha nuk prêt…nëse ndodh nesër diçka atëhere…unë do të bëj akuzë publike se pakujdesia dhe mosshërbimi juaj vret në Shqipëri… Besoj ndaj po Ju drejtohem…

-Të nderuar miq sapo pata një bisedë telefonike me ministrin e shendetesise, Zotin Ilir Beqja dhe ai po meret direkt me problemin e zotit Mihal Luarasi…Gjej rastin ta falenderoj publikisht…si dhe gjithë solidaritetin njerëzor të treguar pasi edhe nga drejtime të tjera po vjen ndihma mjeksore…Ju faleminderit të gjithëve…

-Të nderuar miq ju bëj me dije se pas bisedës me ekipin mjekësor u njoftova se gjendja është e stabilizuar…kontrollet mjekësore do të vijojnë nesër…Urojmë që të jetë thjeshtë vetëm një shëmbje dhe jo më shumë…Dashuria dhe respekti që Ju të gjithë treguat për artistin e madhë dhe njeriun Mihal Luarasi, është shëmbullor. Edhe një herë Ju urroj gëzuar vitin e ri 2017 dhe ti ndodhemi njëri tjetrit në çdo moment sepse kjo është gjëja më humane. Falenderoj dhe mjekët që u treguan kaq të gatshëm…E ndjeva të nevojshme ta bëja këtë njoftim…për t’Ju falenderuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img