Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mihal Kokëdhima i dërrmuar: Më shkatërruan... Ç’kërkonte gjithë qeveria mbi mua?! (Video-rrëfimi)

Shkruar nga Newsbomb
Mihal Kokedhima

Mihal Kokëdhima rrëfehet pas ngjarjes që ndodhi vitin e kaluar në Porto Palermo, ku ai u hodh mbi makinën e një grupi turistësh spanjollë të cilët tentuan të largoheshin pa paguar.

Në një rrëfim për emisionin “Shqipëria live”, Mihal Kokëdhima ka thënë se atë ditë ka kërkuar vetëm hakun e tij pasi turistët ishin ngritur nga tavolina dhe nuk donin të paguanin. Sipas tij, përgjegjësit do të paguajnë për atë që i bënë, do dalin para ligjit.

“E kam marrë policinë në telefon. Është fakt. Nuk i mohon bir kurve këto gjëra. Të vijë Policia të thotë e kam marrë në telefon. Kjo që ndodhi është një turp i zi. E mbulon një vello e zezë atë që e ka organizuar. Ç’kërkonte gjithë qeveria mbi mua? Çfarë bëra une? Se ku e gjetën atë urrejtje pastaj.

Më shkatërruan lokalin, më vodhën lokalin. Më shkatërruan pemët. Okay jam pa leje po jam në vendin tim 1 mijë vjet. Nuk ia zura njeriu”, tha Kokëdhima.

Video: Minuta 13.35 deri 22.15

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu