Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Mielli serb në Shqipëri, Haxhiymeri: Proteinat në miellin e bukës shqetësim prej 2 vitesh, mielli me 10.5% është për kafshët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mielli për prodhimin e bukës që vjen në Shqipëri nga Serbia prodhohet nga gruri që përdoret për kafshët. Niveli i proteinave të grurit është 10.5%, ndërsa standardi që duhet të ketë mielli për prodhimin e bukës duhet të ketë nivelin e proteinave 12%.

Adi Haxhiymeri, prodhues mielli, zbardh problemet që ka buka që konsumojnë shqiptarët në emision “Të bësh ekonomi” në Neës24.

“Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit. Ne kërkuam rritjen e standardit të cilësisë së miellit nga niveli i proteinave që ishte 7% dhe u vendos standardi i proteinës të jetë 12% për miellin për bukë. Këtu kemi të bëjmë në sigurinë ushqimore. Ne marrim proteinat nga buka, që është artikulli kryesor, që të bëhet bukë e mirë, gruri serb është 180 euro.

Proteina në grurin serb arrin në 11% dhe në miell është shumë më e ulët. Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi. Duke qenë gruri me 12%, mielli shkon në 10.5%, që është për kafshë, nuk ka asnjë vlerë”, tha Haxhiymeri.

Më shumë

spot_img