Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Microsoft lëshon paralajmërimin urgjent për përdoruesit e Windows, instaloni përditësimin sepse rrezikoheni…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Microsoft paralajmëron përdoruesit e “Windows” që të përditësojnë sa më parë sistemin e tyre, duke instaluar “update” më të fundit, për shkak të një vulnerabiliteti në sistemin operativ.

Kjo e metë në sistem, e quajtur si “PrintNightmare” që ndikon në shërbimin “Windows Print Spooler” i lejon hakerave të aksesojnë kompjuterin, duke rrezikuar të shkaktojnë dëm kolosal.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kompania e sigurisë kibernetike “Sangfor”, publikoi gabimisht një udhëzim që tregon hap pas hapi si të shfrytëzohet ky problem.

Microsoft (MSFT) paralajmëroi që hakerat që shfrytëzojnë këtë problem mund të instalojnë programe, të shikojnë dhe fshijnë të dhëna ose edhe të krijojnë llogari të reja përdoruesish me të drejta të plota të përdoruesit në kompjuter. Kjo u jep hakerëve komandën dhe kontrollin e mjaftueshëm të kompjuterit tuaj për të bërë ndonjë dëm serioz.

Nëse keni përditësime (update) të reja në PC tuaj, instalojini sa më parë. Ndonëse ky problem rrezikon më tepër përdoruesit e Windows 7.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img