Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Michelle Obama thyen rregullat Islamike! Pa shall në kokë takon mbretin saudit

Shkruar nga Newsbomb

Vizita e Zonjës së Parë Michelle Obama në Arabinë Saudite nuk ka kaluar pa polemika, pasi ka qenë moment kur monarku i ri saudit, mbreti Salman ka takuar duke i dhënë dorën Michelle Obamën, veprim ky që nuk është i lejueshëm dhe etik në mbretërin islamike të Arabisë Saudite.

Ligjet islamike në këtë vend e ndalojnë kategorikisht shfaqjen e grave të pambuluara me shami në publik. Por a ishte kjo një shkelje e protokollit nga Zonja e Parë?  A theu ajo ligjet e shtetit islam?

Për arabët kjo sigurisht që përbën një shfaqje te “turpshme”, në një vend ku gruaja është nën ‘kujdestarinë’ e burrave dhe nuk gëzon te drejta të barabarta, dhe nuk mund të pranohet lehtë që një grua të takojë me dhënien e dorës një mashkull të huaj dhe për më tepër Monarkun.

Gazetarja e CNN Frida Ghitis, shprehet: “Michelle Obama nuk ka kryer asnjë veprim të kritikueshëm dhe të tepruar, pasi protokolli nuk e ndalon të shfaqet e pambuluar dhe ajo ka ndjekur shembullin e shumë grave të tjera perëndimorë që kanë vizituar Arabinë Saudite si Kancelarja Angela Merkel apo Hillary Clinton të cilat kanë ruajtur stilin e tyre ‘perëndimor’.

Frida Ghitis e vë theksin tek marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite, a duhet ta ketë SHBA aleat një vend që nuk ndan vlera të përbashkëta? Dhe nga ana tjetër kanë shumë interesa të përbashkëta pasi Arabia Saudite është një vend shumë i pasur me naftë dhe një nga vendet më të fuqishme në Lindjen e Mesme,  pra SHBA dhe Arabia Saudite ndajnë bashkë shume interesa stretegjike dhe duhet thënë se SHBA-së i duhet Arabia Saudite dhe Arabia Saudite ka nevojë për SHBA-në.

Pyetja që shtrohet është: Vlerat apo Interesat?  Kjo është një çështjë shumë e diskutueshme por duke parë uljen e madhe të  çmimit të naftës këto kohë, e cila ka arritur deri në 45 $ për fuçi, duket se po na interesojnë më shumë “interesat”. Arabia është një vend me ligje strkte mbi femrat, që madje nuk lejohen as të drejtojnë makinat. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese