Hapësire reklamuese

Bota

Michelle Obama feston sot ditëlindjen, bashkëshorti i saj i dedikon fjalët më romantike

Shkruar nga Newsbomb

Ish-zonja e parë e SHBA-së,  Michelle Obama është një frymëzim për njerëzit nëpër breza.

Ditën e sotme ajo ka festuar ditëlindjen dhe ka marrë urime nga i gjithë globi.

Por, më i veçanti sigurisht është ai i bashkoshortit të saj, Barack Obama. Ish-presidneti i SHBA-së e ka shprehur gjithmonë në publik dashurinë për gruan e tij, duke e falenderuar në çdo kohë që i ka qëndruar pranë.

Edhe gjatë daljeve të tij publike si President, Obama tregonte në çdo moment afeksionin që i jepte bashkëshortja e tij.

Michele Obama ka lobuar gjatë kohës që ishte Zonja e Parë e SHBA-së, sidomos për arsimin e vajzave dhe fjalimet e saj publike janë shumë të ndjekura.

Ata janë çifti i parë me ngjyrë që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për 8 vite.

"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime, shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është një bekim. Të dua Miche",- e uron Obama bashkëshorten e tij.

Sondazh

Poll