Në Shqipëri i dëgjojnë shpesh këngët e tij. Në momente të qeta, gëzimi, reflektimi. “When a man loves a Woman”, apo “Said I loved you”, “But I lied”, janë hite.
Michael Bolton sipas asaj që shkruan në rrjetet sociale, ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni në kokë, për të hequr një tumor në tru. Sipas informacionit që jep këngëtari i njohur, ndërhyrja kirurgjikale është kryer në fund të vitit të kaluar dhe tani është në fazën e rikuperimit.
“Pak para pushimeve, u zbulua se kisha një tumor në tru, i cili kërkonte një operacion të menjëhershëm. Falë ekipit tim të jashtëzakonshëm mjekësor, operacioni ishte i suksesshëm. Tani jam duke u rikuperuar në shtëpi dhe i rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e jashtëzakonshme e familjes sime.” - shkroi ai.
Bolton që ka shitur më shumë se 75 milionë disqe, është i njohur në mbarë botën.
“Jam shumë i lumtur për dashurinë dhe suportin që më keni dhënë gjatë gjithë viteve. Duke e ditur se po mbaj në zemër mesazhet tuaja pozitive, do t’ju jap të rejat e fundit sa më shpejt të mundem” - shkruan këngëtari në rrjetet sociale.