Hapësire reklamuese

Kulture & Art

"Mezi po të presim..." Artistë e gazetarë i bëjnë jehonë koncertit të Elsa Lilës

Shkruar nga Newsbomb
"Mezi po të presim..." Artistë e gazetarë i

Në pasditen e së djelës, Elsa Lila, bëri zyrtare, në instagram, lajmin e rikthimit në Pallatin e Kongreseve, me koncertin e saj të parë recital. Një koncert që vjen pas shumë vitesh karrierë artistike, e që mesa duket paska qenë shumë i mirëpritur nga kolegët e saj artistë e nga njerëzit e medias e social medias.

Kanë qenë të shumta postimet, ripostimet e statusit të saj si edhe komentet, që nga Ledina Çelo që shkruan “Zemër, sa nevojë ka ai vend për zërin dhe artin tënd!”, Arbana Osmani që ka qenë ndër të parat që e ka shpërndarë për ndjekësit e saj postimin e Elsa Lilës, si një lajm që e ka gëzuar shumë, këngëtarja Nita Latifi, Marsela Çibukaj, Xhani Shqerra, Eraldo Rexho, Zefina Hasani, Kristina Baki, bashkëpunëtorët e saj, stilisti Ardi Asllani e muzikanti Enrico Melox që e shoqëroi edhe në festivalin e fundit të RTSH-së, i cili ka shkruar “Finalmente”.

Pikërisht kështu, “Finalmente Elsa” është titulluar ky koncert, një titull, që siç e ka shpjeguar edhe vetë Elsa i thotë të gjitha: “Kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.”

Elsa do të vijë, bashkë me bashkëpunëtorët e saj, artistët italianë, me të cilët ka realizuar shumë projekte artistike gjatë këtyre viteve, në 1 nëntor, në skenën e Pallatit të Kongresve, ku dhe u shfaq për herë të parë… për të mos u larguar më kurrë nga bota e muzikës. Do të jetë koncert live, në çdo tingull e fjalë, që do të plotësojë, padiskutim, gjithë pritshmëritë e njerëzve që e kanë adhuruar e që sot mezi e presin, të ringjitet në atë skenë, më në fund me një koncert të madh. Të gjithë ata që e kanë dashur dhe pritur këtë koncert, biletat do të mund t’i marrin që nga ky moment online https://vivere.al/finalmente

[gallery td_select_gallery_slide="slide" columns="1" ids="737349,737350,737351,737352,737353,737354"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese